Tërmkolli ka disa fjalë për ata që “krrokatën” qe 3 vite për dialog

Aktuale

Tërmkolli ka disa fjalë për ata që “krrokatën” qe 3 vite për dialog

Nga: A.Zh Më: 8 qershor 2020 Në ora: 11:49
Melihate Tërmkolli

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Melihate Tërmkolli, ka thënë se në Kosovë qe tri vite “krrokasin” analistë dhe “njohës” të zhvillimeve, kundër marrëveshjes me Serbinë.

Ajo ka thënë se krrokamat janë të drejtuara kundër kërkesës dhe gatishmërisë së SHBA-së për një marrëveshje me Serbinë, e cila do të rezultonte me njohje reciproke të të dyja shteteve.

Në një postim në Facebook, Tërmkolli ka theksuar se esenca e bisedimeve nuk qëndron te shpejtësia apo ngadalësia e tyre, por te përmbajtja e saj, e cila, sipas saj, duhet të jetë në përputhje me interesat nacionale të Kosovës.

“Në vend se të krrokasim për shpejtësi apo ngadalësi, është e udhës të përqëndrohemi në përmbajtje dhe atë jo vetëm në çështjen e bisedimeve”, ka shkruar ajo.

Reagimi i saj i plotë:

Krrokamat për dialog

Ka gati tri vite që analistë dhe “njohës” të zhvillimeve në Kosovë krrokasin pa ndalë kundër një marrëveshje të shpejtë me Serbinë. Në fakt, krrokamat janë të drejtuara kundër kërkesës dhe gatishmërisë së SHBA-së për një marrëveshje me Serbinë e cila do të rezultonte me njohje reciproke të të dyja shteteve. Nga krrokamat kundër kësaj marrëveshjeje, me sloganin e mosngutjes ne i humbëm tri vite duke u sjellë në një rreth vicioz nga i cili kemi filluar të dalim tek tani. Pasi shquhemi për harresë, herë të qëllimshme e herë të paqëllimshme, duke i bërë tifo herë atij e herë këtij politikani, duhet përkujtuar se dialogu me Serbinë që zgjati për afër shtatë vite, nën ombrellën e BE-së nuk solli ndonjë të mirë për Kosovën. Shtatë vite patëm krejt kohën e botës për të arritur marrëveshje të dobishme për Kosovën dhe nuk e bëmë.

Esenca e bisedimeve nuk qëndron te shpejtësia apo ngadalësia e tyre por te substanca e marrëveshjes, te përmbajtja e saj, e cila gjithsesi duhet të jetë në përputhje me interesat nacionale të Kosovës. Prandaj në vend se të krrokasim për shpejtësi apo ngadalësi, është e udhës të përqëndrohemi në përmbajtje dhe atë jo vetëm në çështjen e bisedimeve.

#MT

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat