Agim Veliu rikthen kompetencat, riaktivizon Planin e Reagimit Kombëtar

Aktuale

Agim Veliu rikthen kompetencat, riaktivizon Planin e Reagimit Kombëtar

Më: 8 qershor 2020 Në ora: 19:50
Agim Veliu

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka riaktivizuar sot Planin e Reagimit Kombëtar dhe ka ndryshuar përbërjen e Grupit Ndërinstitucional për Menaxhimin e Incidenteve.

Vendimi i ministrit Veliu ka për qëllim që të koordinojë të gjitha veprimet institucionale sa i përket menaxhimit të situatës me COVID-19, thuhet në një komunikatë për media.

Grupi Ndërinstitucional me ndryshimet e bëra do t’i kryejë detyrat dhe përgjegjësitë e veta duke u bazuar në ligjin për Mbrojtjen nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë e tjera sipas Planit të Reagimit Kombëtar dhe legjislacionit përkatës.

Me hyrjen në fuqi të vendimit nr. 683 shfuqizohet vendimi nr.112 i datës 19.03.2020, përfundon komunikata e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat