Vjen alarmi nga analisti: S’ka marrëveshje të mirë për Kosovën – ky është skenari i Serbisë

Aktuale

Vjen alarmi nga analisti: S’ka marrëveshje të mirë për Kosovën – ky është skenari i Serbisë

Nga: N. H Më: 8 qershor 2020 Në ora: 20:07
Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi

Pas heqjes së reciprocitetit mendohet se shumë shpejt do të fillojë edhe dialogu me Serbinë.

E lidhur me këtë, analisti politik, dhe njëherit njohësi i çështjeve politike në vend, Blerim Vela, konsideron se për momentin, Serbia po kërkon propozim/ofertë konkrete nga SHBA dhe BE lidhur me marrëveshjen përfundimtare me Kosovën, dhe sipas tij, vet pozicionimi i tille i Serbisë e vendos atë në avantazh ndaj Kosovës.

Me tej ai thotë se tani që Kosova është me qeveri me legjitimitet të kontestuar publik dhe përçarje më të madhe të spektrit politik, gënjen veten kush shpreson në një marrëveshje të mirë.

Ja shkrimi i tij:

Image
Blerim Vela

Negociatat me Serbine drejt humneres per Kosoven

Nga pikepamja e negociatave, brenda disa viteve Serbia ka permiresuar dukshem poziten e saj negociatore. Duke mos bere asnje leshim dhe duke shfrytezuar gabimet e pales kosovare, Serbia ka arritur qe te imponoj veten si faktor percaktues ne themelimin e qeverise ne Kosove, te ule numrin e njohjeve te Kosoves dhe te bllokoj secilen nisme per anetaresim ne organizata nderkombetare.

Per momentin, Serbia po kerkon propozim/oferte konkrete nga SHBA dhe BE lidhur me marreveshjen perfundimtare me Kosoven. Vet pozicionimi i tille i Serbise e vendos ate ne avantazh ndaj Kosoves pasi qe pret koncesione nga Kosova permes presionit te bashkesise nderkombetare (SHBA, BE). Serbia nuk do te leshoj pe pa refuzuar disa propozime, secila prej cilave do te jete ne deme te sovranitetit dhe funksionaliteti qeverises te Kosoves.

Si erdhem te kjo pozite e pafavorshme negociatore me Serbine? Gjenezen e kesaj situate e gjejme te hyrja ne negociata pa qellime te definuar dhe platforme te qarte negociatore nga viti 2010 e tutje nga Thaci&Co. Po ashtu, vendimi i pa menduar per vendosjen e tarifes ndaj produkteve serbe eshte perdorur nga ana e Serbise qe Kosoven ta vendos ne pozita konfrontuese me shtetet kryesore qe mbeshtesin pavaresine e saj.

Me konkretisht, Serbia ka arritur qe te paraqes Kosoven si pale jo konstruktive, ndersa ne nderkohe ka marre masa qe te ndryshoj status kuon. Pra, sot jemi me keq se sa para vendosjes se tarifes sipas secilit parameter - kemi renie te numrit te njohjeve dhe ndalje te teresishme te njohjeve te reja, nuk kemi anetaresim ne organizatat nderkombetare dhe jemi te bllokuar ne procesin e anetaresimit ne BE.

Tani me qeveri me legjitimitet te kontestuar publik dhe percarje me te madhe te spektrit politik, ne presim se do te nxjerrim marreveshje te mire me Serbine? Kush beson ne keto perralla vetem e genjen veten... Ne jemi larg arritjes se marreveshjes se mire, sepse nje marreveshje e tille kerkon pergatitje brenda vendit per konsensus politik ne definimin e kornizes negociatore dhe sigurimin e mbeshtetjes nga shtetet kyce per pozicionin e Kosoves. Marreveshja e shpejte gjithesesi nuk do te na mundesoj t'i arrijme keto gjera dhe mospergatitjen tone do ta paguajme me koncesione ndaj Serbise.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat