​Ministri Zemaj diskuton me kryetarët e komunave për COVID-19

Aktuale

​Ministri Zemaj diskuton me kryetarët e komunave për COVID-19

Më: 8 qershor 2020 Në ora: 21:16
Armend Zemaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, zhvilloi sonte një takim me Asociacionin e Komunave të Kosovës, përkatësisht kryetarët e komunave të Kosovës për të diskutuar rreth situatës epidemiologjike me koronavirus.

Me këtë rast, ministri Zemaj kërkoi që aktivitetet për luftimin e COVID-19 të jenë të koordinuara dhe midis autoriteteve qendrore dhe komunave të ketë konsultime lidhur me masat e ndërmarra dhe mbikëqyrjen e zbatimit të rekomandimeve të IKSHPK-së.

Në takim janë trajtuar edhe kërkesat e komunave për fuqizimin e kapaciteteve të Kujdesit Parësor Shëndetësor, përkatësisht QKMF-ve; nevoja për rritjen e numrit të inspektorëve dhe shtimit të personalit shëndetësor, me qëllim që përgjigja ndaj Covid-19 dhe emergjencave të shëndetësisë publike të jetë sa më adekuate.

Ishte dakordim i pjesëmarrësve në takim që të masat që ndërmerren nga MSH të jenë në koordinim me kryetarët e komunave.

Ndryshe, sot në Kosovë janë konfirmuar edhe 29 raste të reja me koronavirus, 11 më pak se dje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat