Kadaj-Bujupi: Në këtë kohë është dashur të ketë qeveri me bazë të gjerë të partive shqiptare

Aktuale

Kadaj-Bujupi: Në këtë kohë është dashur të ketë qeveri me bazë të gjerë të partive shqiptare

Më: 8 qershor 2020 Në ora: 21:37
Donika Kadaj-Bujupi

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi ka mohuar se ka pasur ambicie për poste ministrore.

Kadaj-Bujupi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se pavarësisht votës ndryshe nga partia do të vazhdojë të qëndrojë në AAK.

Ajo thotë se megjithatë mos uniteti i koalicionit që u manifestua në ditën e dytë të kësaj qeverie përbën problem.

Deputetja e AAK-së thotë se nuk ka pasur ambicie për të qenë pjesë e kabinetit qeveritar dhe sipas saj duhet guxim i jashtëzakonshëm të bëhesh pjesë e ekzekutivit në këto kohë të vështira për Kosovën.

“Nuk kam dashur e as nuk më kanë lutur të jem pjesë e kabinetit qeveritarë. Më është bërë qejfi që është emëruar ministre Meliza Haradinaj pasi partia ka pasur mungesë të grave në qeverisje”, tha ai.

Kadaj Bujupi ka shprehur edhe qëndrimet e saj se çfarë qeverie i duhej Kosovës në këtë kohë.

“Palët është dashur të tejkalojnë vetën dhe të formojnë një qeveri të spektrit të gjerë e sidomos kur kemi të bëjmë me përballjen me Serbinë…Alternativa do të ishte që të kemi një qeveri me bazë të gjerë të spektrit shqiptarë e të mos jetë e varur nga Lista Serbe”.

Kadaj-Bujupi thotë se kalimi i saj i dikurshëm në Vetëvendosje ishte gabim pasi sipas saj kjo parti u largua nga parimet e veta.

Deputetja e AAK-së ka thënë se Presidenti nëse ka lobuar te deputeti Haxhi Shala ka bërë shkelje kushtetuese.

“Haradinaj është kryetar i partisë dhe ai ka të drejt të lobojë për një qeveri ku do të bëjë pjesë por kjo nuk është e njëjtë edhe me Presidentin”, tha ndër të tjera Donika Kadaj-Bujupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat