Bajram Gecaj për Haxhiun: I qenka kthyer modelit të vjetër të ndërlidhjes së gjithkujt e gjithçkafit me Hashim Thaçin

Aktuale

Bajram Gecaj për Haxhiun: I qenka kthyer modelit të vjetër të ndërlidhjes së gjithkujt e gjithçkafit me Hashim Thaçin

Më: 8 qershor 2020 Në ora: 22:30
Bajram Gecaj

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bajram Gecaj, ka reaguar pas deklaratave të ish-ministres, Albulena Haxhiu.

Gecaj në Facebook ka shkruar se ajo “qenka rikthyer modelit të vjetër të manovrimit komod, të ndërlidhjes së gjithkujt e gjithçkafit me Hashim Thaçin”.

Postimi i tij pa ndërhyrje:

Albulena, nga “snap” qeveria, i qenka rikthyer modelit të vjetër të manovrimit komod … të vetmes “mjeshtri” që zotërojnë … atë të ankesës dhe ndërlidhjes së gjithkujt dhe gjithçkafit me Hashim Thaçin!

Ndryshe, Haxhiu për GazetaBlic ka thënë se vendimi i heqjes së reciprocitetit i ka hapur rrugë Thaçit e presidentit serb. Aleksandër Vuçiq, për shkëmbimin e territoreve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat