AKK njofton zyrtarët publik: 19 qershori është dita e fundit e deklarimit të pasurisë

Aktuale

AKK njofton zyrtarët publik: 19 qershori është dita e fundit e deklarimit të pasurisë

Më: 9 qershor 2020 Në ora: 14:32
AKK

Agjencia kundër Korrupsionit ju bën thirrje të gjithë zyrtarëve të lartë publik që deklarimin e pasurisë ta bëjnë deri me datë 19 qershor 2020, në të kundërtën për të gjithë zyrtarët që nuk i përgjigjen obligimeve ligjore për deklarimin e pasurisë, AKK, do të ndërmarrë veprime ligjore konform mandatit dhe ligjeve në fuqi, bëhet e ditur në njoftimin e lëshuar nga kjo agjenci.

Njoftimi i plotë:

Agjencia kundër Korrupsionit njofton se afati i fundit për deklarimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik përfundon me datë 19 qershor 2020

Agjencia kundër Korrupsionit ju bën thirrje të gjithë zyrtarëve të lartë publik që deklarimin e pasurisë ta bëjnë deri me datë 19 qershor 2020, në të kundërtën për të gjithë zyrtarët që nuk i përgjigjen obligimeve ligjore për deklarimin e pasurisë, AKK, do të ndërmarrë veprime ligjore konform mandatit dhe ligjeve në fuqi

Prishtinë, 09 qershor 2020

Në pajtim me Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 02/38 të datës 31.05.2020, për lehtësimin e masave pas situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, Agjencia kundër Korrupsionit ka vazhduar afatin e deklarimit të pasurisë deri me datë 19 qershor 2020. Procesi i deklarimit të pasurisë do të bëhet konform Nenin 3 të Ligjit Nr. 04-L-050 për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave për të gjithë personat zyrtar, si dhe Nenin 1 të Ligjit nr. 04/L-228.

Nga data 01 mars deri tani, nga gjithsej 4694 zyrtarë që kanë për obligim ligjor deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë në Agjencinë kundër Korrupsionit, kërkesës për deklarimin e pasurisë i janë përgjigjur mbi 80% e zyrtarëve të cilët kanë dorëzuar formularët e deklarimit të pasurisë në AKK.

Me këtë rast, Agjencia kundër Korrupsionit ju bën thirrje të gjithë zyrtarëve të lartë publik që deklarimin e pasurisë ta bëjnë deri me datë 19 qershor 2020, në të kundërtën për të gjithë zyrtarët që nuk i përgjigjen obligimeve ligjore për deklarimin e pasurisë, AKK, do të ndërmarrë veprime ligjore konform mandatit dhe ligjeve në fuqi.

Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit, z. Shaip Havolli, siguron se AKK do të jetë në shërbim të të gjitha subjekteve deklaruese për të ofruar të gjitha informatat e nevojshme për zyrtarët publik në mënyrë që procesi i deklarimit të pasurisë të përfundoj me sukses, gjithnjë duke respektuar obligimet e përcaktuara me ligj.

Po ashtu Agjencia kundër Korrupsionit, njofton të gjitha subjektet deklaruese së janë te obliguar që të bëjnë deklarimin e pasurisë me marrjen e detyrës dhe pas largimit/shkarkimit nga funksioni brenda afatit prej 30 ditësh nga dita e marrjes së detyrës dhe pas largimit/shkarkimit, sipas ligjit në fuqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat