​Hoti prezanton masat për rimëkëmbjen ekonomike

Aktuale

​Hoti prezanton masat për rimëkëmbjen ekonomike

Më: 9 qershor 2020 Në ora: 16:35
Avdullah Hoti

(E plotësuar) - Kryeministri Avdullah Hoti ka biseduar sot me përfaqësues të asociacioneve të bizneseve dhe ministrat e linjës rreth rimëkëmbjes ekonomike pas pandemisë me Covid-19.

Aty Hoti paraqiti pakon e rimëkëmbjes ekonomike, pjesë e programit qeverisës që përfshinë nëntë masa.

Masa e parë përfshin lehtësimin e qasjes në financim dhe subvencionimin e normave të interesit që janë lehtësimi i qasjes në financim, ndërsa e dyta përfshin zvogëlimin e barrës tatimore për bizneset.

Hoti: Masa e parë është zvogëlimi i barrës tatimore

“Zvogëlimi i barrës tatimore, këtu kemi paraparë që mbi bazat e nevojave të bizneseve të bëjmë shtyrjen e pagesës së tatimeve të bizneseve, këtu do të shohim të marrim përsipër si qeveri mbulimin e 5% të kontributit pensional që biznesi paguan për punëtorë, do të zbatojmë më tutje pushimet tatimore për firmat në sektorë të caktuar, siç është krijuar tanimë baza ligjore për këtë çështje. E kemi menduar një mekanizëm të ri, këtu është lirimi për parapagimet e lirimeve tatimore nga ana e bizneseve”, tha Hoti.

Ai tha se këto masa janë duke u zbatuar në vende të BE-së. Një masë tjetër është ajo për mbështetje të punësimit, është paraparë subvencionimi i pagës për punëtorë që janë prekur nga pandemia, dhe për punëtorë të ri.

Në masën e katërt parashihet dyfishimi i buxhetit për bujqësi, ku Hoti tha se do t’i mbështesin bujqit në zhvillimin e produkteve bujqësore. Ndërsa në masën e pestë është paraparë të ndryshohet ligji për Trustin pensional që brenda tre muajsh, ata që kanë kontribuar t’iu kthehet një pjesë e kursimeve.

Masa e gjashtë përfshinë ndihmë për ndërmarrjet publike për të mbuluar kostot minimale operative, meqë siç tha Hoti kanë pasur rënie të inkasimeve. E rishikimi i buxhetit parashihet në masën e shtatë.

Hoti: Një pjesë e masave s’janë realizuar shkaku i mungesës së bazës ligjore

“Një pjesë e masave për rimëkëmbje ekonomike nuk janë realizuar për shkak të mungesës së bazës ligjore dhe besoj që me rishikim të buxhetit e krijojmë këtë, tanimë kemi marrë vendim të pezullojmë përkohësisht rregullën fiskale prej 2% dhe shpejtë do të çojmë në Kuvend edhe plotësim ndryshimin e ligjit për borxhin publik për të rritur kufirin e borxhit publik nga 40 në 50%”, tha Hoti.

Hoti tha se rishikimi i buxhetit do të kalojë me procedurë më të shpejtë.

Hoti: Po rishikojmë buxhetin dhe presim ta kalojmë me procedura të shpejta

“Ministrja e Financave është duke punuar në rishikimin e buxhetit të cilin besoj gjatë javës do të arrijmë ta përmbyllim dhe ta miratojmë në qeveri, dhe besojmë që edhe në Kuvend do të kalojë me procedura pak më të shpejta, në mënyrë që të krijojmë bazën ligjore për zbatimin e masave për rimëkëmbje ekonomikë”, tha ai.

Tutje, Hoti tha se masa e tetë i dedikohet Bankës Qendrore, ndërsa masa e nëntë përfshin mobilizimin e fondeve ku brenda këtij viti dhe vitin e ardhshëm mund të mobilizohen 1.2 miliard euro.

Ai tha se është edhe një seri ligjesh që duhet të ndryshohen për t’i zbatuar masat e parapara.

Hoti tha se synojnë të krijojnë bazën ligjore për krijimin e një fondi nga një pjesë e buxhetit dhe partnerët zhvillimorë, të cilat do të kontribuojnë për rimëkëmbje ekonomike.

Hoti: Deri në vjeshtë kompensojmë bizneset dhe familjet e prekura nga pandemia

“Orientimet tona janë që deri në vjeshtë të këtij viti të kompensojmë bizneset dhe familjet së paku për pjesën që kanë pësuar si rezultat i pandemisë dhe mandej të dizajnojmë masat që na mundësojnë që në pjesën e mbetur të këtij viti dhe në veçanti gjatë 2021 të hyjmë në projekte zhvillimore afatgjate, ku Banka Qendrore ka rolin kryesor duke krijuar një ambient më të lehtë për të financuar projekte zhvillimore duke përfshi tash edhe rolin e qeverisë që duhet të marrë domosdo një pjesë të kostos të financimit të projekteve zhvillimore, por edhe një pjesë të premiumit të riskut nga investime të ndryshme në sektorë të ndryshëm”, tha Hoti.

Në këtë tryezë Hoti tha se shpejtë do ta funksionalizohet Këshilli Kombëtar për zhvillim ekonomik dhe brenda Zyrës së kryeministrit të themelojë një lloj task-force që do të shërbejë në nivel të planifikimit strategjik të zhvillimit të masave.

Hoti: Qeveria do të përgatisë plan detal për rikuperimin e dëmeve nga Covid-19

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë një takimi sot me përfaqësuesit e Asociacioneve të bizneseve.

Hoti i ka njoftuar ata në lidhje me masat e ndërmarra për rimëkëmbjen ekonomike në vend pas pandemisë me koronavirus.

I pari i ekzekutivit tha se qeveria që ai drejton do të punojë për përgatitjen e planit detal, në mënyrë që të rikuperohen dëmet e shkaktuara.

“Këtë mund ta arrijmë nëse i bëjmë bashkë forcat. Si qeveri do ta keni mbështetjen për t’i dizanjuar në detaje këto masa dhe gjatë fazës së implementimit do të punojmë që fondet të shkojnë në vendin e duhur”.

Hoti ka bërë të ditur se deri në vjeshtë do të kompensohen bizneset dhe familjet që kanë pësuar si rezultat i pandemisë, ndërsa tha se vitin e ardhshëm do të fillohet me projekte zhvillimore afatgjate.

Ministrja e Financave dhe Transfereve, Hykmete Bajrami tha se do ta rishikojnë buxhetin për rimëkëmbje ekonomike.

“Orientimi jonë është që deri në vjeshtë të kompensojmë familjet që kanë pësuar nga pandemia duke përfshirë edhe rolin e qeverisë që duhet të marrë një pjesë të kostos zhvillimore”.

Avdullah Hoti foli edhe për nëntë masat që kanë miratuar si pjesë e programit qeverisës.

1. Lehtësimi i qasjes në financim, subvencionimin e normave të interesit që janë të natyrës strategjike;

2. Zvogëlimi i barrës tatimore;

3. Masat për mbështetje të punësimit, ku kemi paraprë subvencionimin e pagës nga pandemia;

4. Bujqësia, do të dyfishojmë buxhetin për bujqësi, sepse duhet të ketë punësim në këtë sektor;

5. Stimulimi i shpenzimeve të familjes, kërkesa agregate, kthim të kursimeve në trustin pensional;

6. Ndihmë që duhet ti japim ndërmarrjeve për të mbuluar kostot operative dhe për të financuar projekte afatgjate;

7. Rishikimi i buxhetit për bazë ligjore;

8. Banka Qendrore, kërkon rishikimin e nivelit të kapitalizmit;

9. Mobilizimi i fondeve, këtë vit mund të mobilizojmë 1.2 milion fonde;

Kreditë e fondeve monetare ndërkombëtarë, dhe lëshimi i garancionit sovran.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat