Heqja e reciprocitetit nga Qeveria Hoti, ky është veprimi i fundit nga Lëvizja Vetëvendosje

Aktuale

Heqja e reciprocitetit nga Qeveria Hoti, ky është veprimi i fundit nga Lëvizja Vetëvendosje

Nga: N. H Më: 9 qershor 2020 Në ora: 17:18
Albin Kurti

Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi në Facebook, ka bërë të ditur se sot ka dorëzuar kërkesën për interpelancë mbi heqjen e masave të reciprocitetit ndaj Serbisë.

Në këtë shkrim, bëhet e ditur se kjo parti kërkon rivendosjen e tyre sa më pare.

Për Vetëvendosjen e Albin Kurtit, reciprociteti është parim ndërkombëtar që bazohet në barazinë midis shteteve.

Interpelancë mbi heqjen e masave të reciprocitetit ndaj Serbisë - kërkojmë rivendosjen e tyre sa më parë reciprociteti është parim ndërkombëtar që bazohet në barazinë midis shteteve.

Ndërsa, theksojnë se heqja e masave të reciprocitetit, është heqje dorë nga subjektiviteti shtetëror, kurse lejimi nga Qeveria e paligjshme dhe jolegjitime i emërtimeve jo kushtetuese në kohën përkundër se kishte filluar të respektohej emërtimi kushtetues Republika e Kosovës, është zmbrapsje e dëmshme politike.

Ja njoftimi i plotë:

Sot, Lëvizja VETËVENDOSJE! ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për interpelancë mbi heqjen e masave të reciprocitetit të Republikës së Kosovës ndaj Serbisë.

Reciprociteti është parim ndërkombëtar që bazohet në barazinë midis shteteve. Republika e Kosovës me shpalljen e pavarësisë ka subjektivitet ndërkombëtar dhe dokumentacioni apo çdo formë tjetër ndërveprimi në marrëdhëniet ndërkombëtare nuk mund të jetë ndryshe përpos se reciproke.

Barazia është parakusht, kurse reciprociteti definon shtetësinë e Kosovës në raportet me të tjerët, e sidomos me Serbinë. Është obligim shtetëror e kushtetues, përveçse në interes të shtetit që qytetarët, ndërmarrësit dhe profesionistët të trajtohen barabarësisht e pa paragjykime.

Heqja e masave të reciprocitetit, është heqje dorë nga subjektiviteti shtetëror, kurse lejimi nga Qeveria e paligjshme dhe jolegjitime i emërtimeve jo kushtetuese në kohën përkundër se kishte filluar të respektohej emërtimi kushtetues Republika e Kosovës, është zmbrapsje e dëmshme politike dhe tregtare për shtetin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat