Haxholli propozon strategji me këto dy elemente për dialogun me Serbinë

Aktuale

Haxholli propozon strategji me këto dy elemente për dialogun me Serbinë

Nga: G.B Më: 9 qershor 2020 Në ora: 19:29
Violeta Haxholli

Violeta Haxholli nga KDI, ka thënë se pasi pritet që dialogu të fillojë së shpejti, do të ishte mirë që pala e Kosovës të hartojë një strategji për këtë fazë të rëndësishme të këtij procesi, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se strategjia duhet të përmbajë dy elemente, që janë Lista e kompromiseve që Kosova ka bërë deri më tani ndaj Serbisë, që nga procesi i Vjenës me pakon e Ahtisaarit dhe Marrëveshjet e Brukselit dhe Evidencën e të gjitha marrëveshjeve të dialogut që nuk janë zbatuar nga ana e Serbisë.

Sipas saj, me këto Kosova tregon se ka bërë mjaftueshëm kompromise ndaj Serbisë dhe se e denoncon Serbisë para ndërmjetësve si pala që nuk i zbaton marrëveshjet e arritura, e potencialisht as marrëveshjen e re.

Postimi i saj i plotë në Facebook:

Në dialog me Strategji

Meqë po pritet që procesi i dialogut Kosovë-Serbi të vazhdojë së shpejti, do të ishte mirë që pala kosovare paraprakisht të hartojë një strategji shtetërore për këtë fazë shumë të rëndësishme të këtij procesi. Një pjesë e kësaj strategjie duhet të përfshijë dy elemente kryesore:

1. Listën e kompromiseve që Kosova ka bërë deri më tani ndaj Serbisë, që nga procesi i Vjenës me pakon e Ahtisaarit dhe Marrëveshjet e Brukselit dhe

2.Evidencën e të gjitha marrëveshjeve të dialogut që nuk janë zbatuar nga ana e Serbisë

Me këto, Kosova tregon para ndërmjetësve të dialogut që ka bërë mjaftueshem kompromise ndaj Serbisë dhe
E denoncon Serbinë para ndërmjetësve si pala që nuk i zbaton marrëveshjet e arritura, e potencialisht as marrëveshjen e re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat