Akuza e radhës e Thaçit, Kurti e Konjufca kanë themeluar organizatën terroriste Syri i Popullit

Aktuale

Akuza e radhës e Thaçit, Kurti e Konjufca kanë themeluar organizatën terroriste Syri i Popullit

Më: 9 qershor 2020 Në ora: 21:47
Hashim Thaçi

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar sërish se Albin Kurti e Glauk Konjufca kanë themeluar organizatën terroriste Syri i Popullit.

“Janë themeluesit e Syrit të Popullit, vetë Kurti dhe Glauk Konjufca…Kanë themeluar organizatën terroriste vrarëse dhe kanë vepruar”, tha Thaçi në ‘Rubikon’ .

Sipas Thaçit, ata kanë përpiluar agjendën dhe listën e vrasjeve.

Duke folur rreth aktualitetit në vend, Thaçi shtoi se pas përfundimit të mandatit do të largohet nga jeta politike.

“Kam vendos me u largu pas përfundimit të mandatit si president”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat