Edhe Haziri “godet” fortë Hashim Thaçin pasi e akuzoi rëndë Vjosa Osmanin – qëndron pas propagandës e shpifjeve ndaj kryetares së Kuvendit

Aktuale

Edhe Haziri “godet” fortë Hashim Thaçin pasi e akuzoi rëndë Vjosa Osmanin – qëndron pas propagandës e shpifjeve ndaj kryetares së Kuvendit

Nga: N. H Më: 9 qershor 2020 Në ora: 23:05
Hashim Thaçi dhe Vjosa Osmani

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë për se dikush nga familja e kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanit, i ka shërbyer Serbisë.

“Dikush nga familja e Osmanit i ka shërbyer Serbisë, unë e kam luftuar Serbinë”, është shprehur Thaçi.

E, ndaj pas këtyre akuzave, ka reaguar edhe analisti dhe njohësi i çështjeve politike në vend, Nexhat Haziri.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se është e trisht për një shoqëri kur në krye të shtetit ka një njeri që është sinonim i krimit të organizuar.

Tutje, Haziri potencon se Thaçi tregoi se qëndron pas propagandës e shpifjeve të ditëve të fundit ndaj kryetares së Kuvendit të Kosovës.

Ja shkrimi i tij:

Është e trisht për një shoqëri kur në krye të shtetit ka një njeri që është sinonim i krimit të organizuar, i dyshuar edhe për vrasje, familja e se cilit është e lidhur ngushtë me tregti të paligjshme.

Ky njeri paturpësisht merr bajrakun për të atakuar e akuzuar rival politik gjoja për tradhti e bashkëpunim me Serbinë, në emër të një patriotizmi të shpifur.

Ky njeri nuk duhet të vazhdoj të jetë me president, shoqërisë sonë nuk i duhet një përçarës i tillë. Akuza e tij ndaj Vjosa Osmanit janë vazhdimësi e një njeriu që ka përgjegjësi të shumta për vrasjet në mes komandanteve, vrasjeve politike gjatë dhe pas luftës, ka përgjegjësi për krim e korrupsion që e kanë kapluar Republikën tash e 20 vite.

Sonte ky njeri tregoi qartë se qëndron pas propagandës e shpifjeve të ditëve të fundit ndaj kryetares së Kuvendit të Kosovës, znj. Osmani. Ky IDIOT, që sonte duhet të dorehiqet dhe të shkoj në shtëpi, dhe jo vetëm. Veç Gjykata Speciale e çliron Republikën, (n,h)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat