Këshilltari i Thaçit i reagon Osmanit: Ky patetizëm edhe si refren për votuesit e tu është i skaduar

Aktuale

Këshilltari i Thaçit i reagon Osmanit: Ky patetizëm edhe si refren për votuesit e tu është i skaduar

Më: 9 qershor 2020 Në ora: 23:18
Hashim Thaçi

Këshilltari i presidentit Thaçi, Adil Behramaj, ka reaguar ndaj deklaratave të Vjosa Osmanit, të cilat i ka quajtur patetizëm i skaduar.

Behramaj ka thënë se Osmani as stabilitet emocional nuk ka se lëre më lëre më aftësi për ta udhëhequr Kuvendin e Kosovës, duke u shtathedhur politikisht!

“Vjosa Osmani është shumë e re për të qenë kaq shumë patetike. Ndonëse është tërësisht e përhumbur si çapkëne politike, ky patetizëm edhe si refren për votuesit e saj të grumbulluar në emër të LDK-së është i skaduar. Ore e çast punon kundër LDK-së dhe ende ka fytyrë të thirret në emër të saj. Kështu është kur në kolltuqe institucionale ulet soji i saj që as stabilitet emocional nuk ka, se lëre më aftësi për ta udhëhequr atë institucion duke u shtathedhur politikisht!”, ka shkruar Behramaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat