Kërcënohet më jetë Lul Raka dhe familja e tij, ky i fundit publikon pamjet - Bota Sot
Kërcënohet më jetë Lul Raka dhe familja e tij, ky i fundit publikon pamjet

Aktuale

Kërcënohet më jetë Lul Raka dhe familja e tij, ky i fundit publikon pamjet

Më: 9 qershor 2020 Në ora: 23:25
Lul Raka

Mikrobiologu i njohur, Lul Raka e ka publikuar sonte një kërcënim që e ka marrë në Facebook nga një qytetar.

Në këtë mesazh të publikuar, Raka ia ka fshehur identitetin kërcënuesit.

Ai e akuzon Rakën se nëse do të kthehemi sërish në karantinë do ta djegë atë dhe familjen e tij.

Image

Lul Raka ka thënë se nëse masat nuk respektohen dhe rritet numri i të infektuarve me koronavirus, atëherë mund të kthehen masat e izolimit. Megjithatë, ai ka thënë se Kosova po e menaxhon mirë pandeminë dhe se rastet janë nën kontroll.

Sot në Kosovë u regjistruan vetëm gjashtë raste me koronavirus, për dallim prej dy ditëve të kaluara kur ishin 40 respektivisht 29 raste.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat