Haradinaj: Themelet e Shqipërisë së re janë vendosur në Prizren

Aktuale

Haradinaj: Themelet e Shqipërisë së re janë vendosur në Prizren

Më: 10 qershor 2020 Në ora: 12:48
Ramush Haradinaj

Në 142 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka bërë homazhe te shtatoret e Abdyl Frashërit, Sylejman Vokshit dhe Ymer Prizrenit.

Nga qyteti historik, Haradinaj tha se themelet e Shqipërisë së re janë vendosur në Prizren nga veprimtarët e atëhershëm.

“Themelet e Shqipërisë së re po e quaj dhe asaj kush do të jenë shqiptarët janë vënë këtu ku jemi sot, më 1878. Udhëheqësit shqiptar të të gjitha trevave janë bashkuar këtu sot e për mot. Edhe ne vijmë që të nderojmë atë porosi të bashkimit të shqiptarëve të mbrojtjes së drejtës dhe interesit të shqiptarëve”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat