​Ministri Krasniqi premton ndihmë për bizneset në tejkalimin e sfidave

Aktuale

​Ministri Krasniqi premton ndihmë për bizneset në tejkalimin e sfidave

Më: 10 qershor 2020 Në ora: 17:03
Vesel Krasniqi me përfaqësuesit e Asociacioneve të Bizneseve

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të jetë e gatshme të bashkëpunojë me bizneset, për t’iu dalë në ndihmë për kapërcimin e krizës si rezultat i pandemisë me koronavirus.

Kështu ka deklaruar ministri Vesel Krasniqi gjatë një takimi sot me përfaqësuesit e Asociacioneve të Bizneseve, me të cilët ka diskutuar rreth planit të mbështetjes për bizneset nga pasojat e pandemisë Covid-19.

Krasniqi tha se prioritet i tij do të jetë mbështetja ndaj prodhuesve vendorë, duke mundësuar qasje sa më të lehta në fonde, dhe njëkohësisht lehtësimin e të bërit biznes.

Ai vlerësoi se ndihma ndaj bizneseve është e domosdoshme, për shkak se ekonomia e Kosovës mbahet gjallë nga taksat dhe prodhimi i këtyre bizneseve.

Ndërsa përfaqësuesit e Asociacioneve të Bizneseve i prezantuan ministrit sfidat dhe vështirësitë që ka shkaktuar në funksionimin e tyre pandemia Covid-19.

Ministri Krasniqi u shpreh i gatshëm që të krijojnë një kontakt të vazhdueshëm deri në normalizimin e situatës dhe rrjedhimisht stabilizimit të ekonomisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat