​Orlando takohet me Selmanajn, Italia e gatshme të ndihmojë Kosovën

Aktuale

​Orlando takohet me Selmanajn, Italia e gatshme të ndihmojë Kosovën

Më: 10 qershor 2020 Në ora: 17:07
Driton Selmanaj dhe Nicola Orlando

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Driton Selmanaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, me të cilin u zotuan që të thellohet bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve.

Me këtë rast, zëvendëskryeministri Selmanaj e falënderoi ambasadorin italian për kontributin de bashkëpunimin e tij të ngushtë me institucionet e Kosovës, si dhe e njoftoi atë për prioritetet dhe sfidat të cilat e presin Qeverinë e Kosovës.

Ndërsa, ambasadori i Italisë, Nicola Orlando, shprehu gatishmërinë e shtetit të tij për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit me Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat