A është Franca pro apo kundër projektit Thaçi- Vuçiç, “sqarohet” mesazhi i  Macronit - Bota Sot
A është Franca pro apo kundër projektit Thaçi- Vuçiç, “sqarohet” mesazhi i  Macronit

Aktuale

A është Franca pro apo kundër projektit Thaçi- Vuçiç, “sqarohet” mesazhi i  Macronit

Nga: A.M. Më: 10 qershor 2020 Në ora: 19:04
Emmanuel Macron

Gazetari dhe publicisti, Andi Bushati, ka thënë se edhe Franca është kundër projektit të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe të atij të Serbisë, Aleksander Vuçiçit.

Ai në postimin e tij në Facebook, ka shkruar se kjo çështje shpërfaqet pas mesazhit të presidentit të Francës, Emmanuel Macron

“Mesazhi i sotëm i Macron tregon se me sa duket pas Gjermanisë dhe Franca është kundër projektit Thaçi- Vuçiç të mbështetur nga Grenell”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, Macron i ka dërguar një telegram urimi kryeministrit të ri të Kosovës, Avdullah Hotit.

“Qeveria juaj e merr detyrën në një moment kyç për Kosovën. I takon asaj të ndërmarrë reforma thelbësore: konsolidimin e shtetit të së drejtës, përfshirë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe zhvillimin ekonomik dhe shoqëror. Franca do t’ju mbështesë në këto reforma në shërbim të qytetarëve të Kosovës dhe përafrimit evropian të venit tuaj.

Ju takon po ashtu juve të përballeni me një sfidë tjetër thelbësore për Kosovën duke rifilluar dialogun me Serbinë dhe duke rikërkuar zgjidhjen e mosmarrëveshjes tuaj përmes një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, përfundimtare dhe ligjërisht detyruese.

Prej më shumë se një viti, Franca dhe Gjermania janë angazhuar për rifillimin e dialogut, i cili do të mund të fillohej gjatë një samiti të ardhshëm në Paris. Unë besoj në pjesëmarrje tuaj në këtë samit dhe në gatishmërinë tuaj për të marrë masat e nevojshme për të bërë të mundur rifillimin e dialogut, ndërkohë që Serbia gjithashtu do të duhet të bëjë pjesën e saj të përpjekjeve.

Sapo të rifillojë dialogu, i takon ndërmjetësimit të Bashkimit Evropian të mbështesë përpjekjet tuaja për të arritur një marrëveshje. Roli i BE-së duhet të mbetet qendror, sepse kjo mosmarrëveshje është sfidë e sigurisë evropiane dhe sepse sikurse Kosova edhe Serbia kanë synim integrimin në Bashkimin tonë. Përfaqësuesi i lartë Josep Borrell dhe përfaqësuesi i ri special Miroslav Lajçak, gëzojnë besimin tim të plotë për të udhëhequr këtë ndërmjetësim”, ka shkruar Macron në telegramin e urimit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat