Deputeti i VV-së me fjalë të mëdha për Kurtin: E ka ndërruar kuptimin për të mirë politikës e qeverisjes në Kosovë!

Aktuale

Deputeti i VV-së me fjalë të mëdha për Kurtin: E ka ndërruar kuptimin për të mirë politikës e qeverisjes në Kosovë!

Nga: N. H Më: 10 qershor 2020 Në ora: 19:32
Mefail Bajqinovci dhe Albin Kurti

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se pranë ish-kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, secili njeri është më besimplotë, më patriot e njeri më i ditur.

Sipas Bajqinovcit, Kurti e ka ndërruar kuptimin për të mirë politikës e qeverisjes në Kosovë.

Ja shkrimi i tij:

Me Albinin!

Pranë Albinit, secili njeri është më besimplotë, më patriot e njeri më i ditur. Sot, lideri më i pranuar e me përkrahjen më të madhe ndër shqiptar, ka vendosur standarde të patejkalueshme etike, profesionale e intelektuale.

Sot, i riu i Kosovës, tek Albini mëson që politika e qeverisja nuk janë për të vjedhur, gënjyer e mashtruar por vendi i shërbimit ndaj vendit e popullit të tij.

Albini, ja ka ndërruar kuptimin për të mirë politikës e qeverisjes në Kosovë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat