Vetura që u vodh sot në lagjen Kodra e Trimave gjendet në kufi me Maqedoninë e Veriut

Aktuale

Vetura që u vodh sot në lagjen Kodra e Trimave gjendet në kufi me Maqedoninë e Veriut

Më: 10 qershor 2020 Në ora: 20:35
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës ka gjetur në kufi me Maqedoninë e Veriut, veturën e vjedhur pasditen e së mërkurës në Prishtinë. Vetura është gjetur në komunën e Vitisë.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Ju konfirmoj lidhur me rastin e veturës së raportuar të vjedhur sot pasdite në Prishtinë se; pas angazhimeve të zyrtarëve policorë dhe bashkërendimit te veprimeve hetimore dhe operative në mënyrë profesionale Policia e Kosovës ka arritur që veturën në fjalë ta gjejë dhe lokalizojë në një lokacion në Komunën e Vitisë afër kufirit me Maqedoninë e Veriut, ndërsa veprime tjera policore janë ende në proces për identifikimin dhe gjetjen e personit të dyshuar i cili ka braktisur veturën për t’iu shmangur arrestimit nga Policia”, ka thënë Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat