​Hoti: Nuk ka marrëveshje për presidentin - Bota Sot
​Hoti: Nuk ka marrëveshje për presidentin

Aktuale

​Hoti: Nuk ka marrëveshje për presidentin

Më: 10 qershor 2020 Në ora: 21:07
Avdullah Hoti

Kryeministri i ri Avdullah Hoti ka folur rreth dështimit të qeverisjes Kurti dhe vendimit të Kushtetueses që i dha të drejtën dekretit të presidentit për mandatarin.

Ai tha se koalicioni me Vetëvendosjen nuk ka funksionuar, andaj edhe janë detyruar si parti e LDK-së që t’i japin fund.

Hoti në Rubikon të Klan Kosova tha se aktgjykimi i Kushtetueses rreth emrit të mandatarit do t’i bëjë subjektet të përgjegjshme në raport me partnerët.

Ndërsa ka hedhur poshtë mundësinë se ka marrëveshje për një mandat të ri të presidentit, duke thënë se në këtë drejtim nuk ka pasur asnjë diskutim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat