Lajmi i fundit nga BE për dialogun Serbi-Kosovë: Vuçiq dhe Thaçi po e mbajnë ‘top-sekret’ agjendën e rifillimit të dialogut!

Aktuale

Lajmi i fundit nga BE për dialogun Serbi-Kosovë: Vuçiq dhe Thaçi po e mbajnë ‘top-sekret’ agjendën e rifillimit të dialogut!

Nga: Nefail Maliqi Më: 11 qershor 2020 Në ora: 00:34
Peter Stano

Bruksel, 11 qershor -Për datën e vazhdimit të procesit te dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe për rolin e të dërguarit special nga BE ne Kosovë për gazetën Bota sot flet zëdhënësi i Bashkimit Evropian z. Peter Stano.

“Serbia dhe Kosova duhet të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin, në mënyrë që të zgjidhin të gjitha çështjet e pazgjidhura midis dy palëve. Një marrëveshje e tillë do të duhet të jetë në përputhje me acquis të BE-së, vlerat e BE-së dhe ligjin ndërkombëtar. Për të qenë i qëndrueshëm, kjo marrëveshje gjithashtu duhet të jetë e pranueshme për rajonin dhe vendet anëtare të BE-së...”, ka thënë zyrtari i BE-së z.Stano për gazetën “Bota sot”

BE do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Kosovës nëse kjo qeveri lufton seriozisht korrupsionit dhe krimin e organizuar.

Sipas z.Stani, “Dialogu përmes ndërmjetësimit të BE-së është mënyra e vetme për ta kthyer të ardhmen evropiane të Kosovës në një realitet për qytetarët e saj. Për të përgatitur terrenin dhe për të diskutuar kushtet me të dy palët, Përfaqësuesi Special Z. Lajčák planifikon të vizitojë rajonin në ditët e ardhshme”.

Në lidhje me Dialogun, as zyrtarët e BE-së vete nuk e dine. Sipas tyre koha e saktë e fillimit te dialogut është në diskrecionin e të dy palëve, pra Prishtines dhe Beogradit ("..le calendrier exact et la portée du Dialogue sont à la discrétion des deux parties"). Bashkimi Evropian është i gatshëm të rifillojë Dialogun pa vonesë, me qëllim të një normalizimi global të marrëdhënieve, thone nga Brukslei

“Pandemia e koronavirusit do të mbetet një sfidë e zakonshme për të ardhmen e parashikueshme, dhe BE do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Kosovës dhe qytetarëve të saj. Ne gjithashtu duam të shohim që Kosova përparon drejt pranimit të saj në BE. Kjo do të kërkojë përpjekje të fuqishme për të forcuar sundimin e ligjit, veçanërisht luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe për të promovuar zhvillimin socio-ekonomik. Një rifillim i shpejtë i dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës i realizuar përmes ndërmjetësimit të BE-së, me mbështetjen e Përfaqësuesit Special të BE-së, Miroslav Lajčák, është thelbësore për të arritur normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat