Radhë të gjata edhe në Kosovë për të marr 100 eurot për secilin qytetar që i ka ndarë qeveria e Serbisë

Aktuale

Radhë të gjata edhe në Kosovë për të marr 100 eurot për secilin qytetar që i ka ndarë qeveria e Serbisë

Nga: F. B. Më: 11 qershor 2020 Në ora: 10:15
Ilustrim

Ndihmat që ka ndarë qeveria e Serbisë për qytetarët e saj janë shpërndarë edhe në Kosovë në disa lokalitet si Graçanicë, Shtërpcë, Ranillug dhe në veri të Mitrovicës, ku përveç serbëve në radhë ka pas edhe shqiptarë shumica nga Lugina e Preshevës, të gjithë ata falënderojnë Serbinë, shkruan “Alo” transmeton “Bota Sot”.

Përpara filialës së  “Komercialna Banka” në Graçanicë në ditët e fundit radhët vazhdimisht kanë qenë të gjatë, ndërsa shkak i kësaj tollovie si mëson “Kosovonline”  janë numri i madh i qytetarëve që duan të tërheqin ndihmat e qeverisë së Serbisë në kohën e krizës së pandemisë.

Tollovi kanë shkaktuar sipas këtij portali posaçërisht qytetarët shqiptar nga Presheva dhe Bujanovci që jetojnë në Kosovë, që kanë pritur në radhë për të tërhequr ndihmën prej 100 euro që qeveria e Serbisë iu ka paguar në llogari qytetarëve të vetë.

Radhë dhe kolona është e gjatë disa metra, ndërsa krahas qytetarëve të Graçanicës për ndihmë po presin edhe shqiptarët nga Bujanovc edhe Presheva, që posedojnë letërnjoftime dhe dokumente serbe.

Sejdi Beka nga Banja e Sijarinës ka deklaruar se kjo është hera e tretë që vjen, por nga tollovia nuk ka kryer punë ndërkohë që ai shpreh falënderim Serbisë për ndihmën e ofruar për qytetarët e saj

Edhe Sinan Osmanoviç nga Medvegja ka pritur në rend në Graçanicë për të tërhequr mjetet e kësaj ndihme, pasi koha e pandemisë dhe virusit e ka gjetur në Prishtinë tek vajza e tij e martuar këtu.

Ndihmën monetare prej 100 euro të qeverisë së Serbisë po e tërheqin qytetarët edhe në filialet e kësaj banke në veri të Mitrovicës dhe në Ranillug e Shtërpcë, ku po ashtu ka pasur radhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat