Coronavirusi rikthehet pas 40 ditësh në komunën ku u shfaq për herë të parë

Aktuale

Coronavirusi rikthehet pas 40 ditësh në komunën ku u shfaq për herë të parë

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 14:50
Vitia

Rasti i parë në Kosovë i konfirmuar pozitiv me Covid-19 ishte paraqitur në Komunën e Vitisë. Në këtë komunë pas 40 ditësh prej kur ishte rasti i fundit i infektuar me këtë virus, mbrëmë u konfirmua edhe një rast pozitiv me coronavirus.

I infektuari është një djalë i moshës 25-vjeçare, i cili ishte paraqitur vullnetarisht në Institutin e Shëndetit Publik (IKShKP) pas simptomave që kishte pasur.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Komitetit për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Vitisë, Tefik Salihu.

“Familja e të infektuarit është vetizoluar. I infektuari i fundit nuk ka njohuri prej nga e ka marrë virusin. Jemi duke analizuar të marrin më tepër informacione rreth këtij rasti”, tha Salihu.

Ai tha po ashtu tha se gjatë ditës së sotme në IKShPK janë dërguar rreth 30 mostra të marra nga kontaktet që kishte i infektuari i fundit.

Sipas Salihut, Komiteti Komunal për Mborjtje dhe Shpëtim i Komunës së Vitisë, ka shqyrtuar sot gjendjen aktuale epidemiologjike, pas paraqitjes së rastit të fundit.

“Diagnostifikimi me Covid19 i një personi nga fshati Zhiti, në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, shënon rikthimin e gjendjes, pas 40 ditësh, pa raste, në Viti”, deklaroi më tej Salihu .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat