Konjufca flet për tubimin e nesërm

Aktuale

Konjufca flet për tubimin e nesërm

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 21:45
Glauk Konjufca

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka folur për tubimin e ditës së nesërme që do të mbahet në sheshin “Skenderbeu”.

Konjufca në “Debat Plus”ka thënë se derisa janë hapur hapësirat publike pse të mos mbahet një tubim edhe nga LVV.

Ai ka thënë se ky tubim është tradicional nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje në çdo vit në muajin qershor.

“Nuk ka nevojë të na përkujtojnë ambasadat e askush si të mbajmë tubime. Ne e dimë se nëse pesë mijë veta grumbullohen ngjit njëri me tjetrin përhapet coronavirusi. Për atë arsye tubimi do të mbahet me pika që kanë distancë dy metra”, tha ai.

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje thotë se gjithçka do të jetë e organizuar në atë mënyrë që nuk do të rrezikohet shëndeti i qytetarëve.

“Askund në botë kjo nuk konsiderohet vepër penale. Çdokush është përgjegjës për shëndetin e vet”.

Konjufca megjithatë thotë se protestat do të jenë të pashmangshme por ato lidhen edhe me kalimin e pandemisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat