Orlando: Rrugëtimi i pajtimit nuk ka përfunduar, drejtësi për të gjitha viktimat

Aktuale

Orlando: Rrugëtimi i pajtimit nuk ka përfunduar, drejtësi për të gjitha viktimat

Më: 12 qershor 2020 Në ora: 10:56
Foto e publikuar nga Nicola Orlando

Ambasadori i Italisë në vendin tonë, Nicola Orlando, duke kujtuar Ditën e Çlirimit të Kosovës, ushpreh se rrugëtimi i pajtimit nuk ka përfunduar dhe kërkon drejtësi për të gjitha viktimat.

“Si ofruesi më i madh i sigurisë në Kosovë, Italia u bashkohet festimeve të 21-vjetorit të çlirimit. Rrugëtimi i pajtimit nuk ka përfunduar dhe kërkon drejtësi për të gjitha viktimat. Ne qëndrojmë pranë partnerëve tanë çdo ditë përmes KFOR-it dhe dialogut të udhëhequr nga BE-ja për vizionin tonë të përbashkët për paqen dhe demokracinë”, shkroi Orlando.

Në këtë ditë, ai shprehu “mirënjohjen time të përzemërt edhe për 70,000 ushtarët italianë të cilët shërbyen për të sjellë dhe ruajtur paqen dhe demokracinë në Kosovë, si dhe për të rënët. Italia është gjithmonë mirënjohëse”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat