Deputetet e PDK-së bëjnë homazhe tek shtatorja e Heroit Zahir Pajaziti

Aktuale

Deputetet e PDK-së bëjnë homazhe tek shtatorja e Heroit Zahir Pajaziti

Më: 12 qershor 2020 Në ora: 14:45
Pamje nga homazhet

Deputetet e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), kanë bërë homazhe tek shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, në qendër të Prishtinës.

Në një shkrim të shoqëruar me fotografi, e ka publikuar deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, e cila ka thënë se janë shumë mirënjohës për luftën e drejtë vajzave dhe djemve të UÇK-së dhe ndihmën e fuqishme të Aleancës Veri-Atlantike (NATO) për liri dhe pavarësi të Kosovës.

Shkrimi i plotë:

Bashkë me deputetet e Partisë Demokratike të Kosovës nderuam veprën dhe jetën e të gjithë dëshmorëve të UÇK-së duke vizituar shtatoren e heroit tonë kombëtar Zahir Pajaziti dhe në të njëjtën kohë nderuam veprën dhe jetën e ushtarëve të NATO-s të cilët kanë rënë gjatë shërbimit të tyre në Kosovë.

Ne jemi shumë mirënjohëse për luftën e drejtë vajzave dhe djemve të UÇK-së dhe ndihmën e fuqishme të Aleancës Veri-Atlantike (NATO) për liri dhe pavarësi të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat