Haradinaj për Ditën e Çlirimit: Baca Rifat e nderon kombin

Aktuale

Haradinaj për Ditën e Çlirimit: Baca Rifat e nderon kombin

Më: 12 qershor 2020 Në ora: 15:37
Ramush Haradinaj dhe Rifat Jashari

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i është falënderuar Rifat Jasharit, i cili ia ka uruar atij përvjetorin e çlirimit të Kosovës. Haradinaj tha se ka marrë urime të shumta, por e ka veçuar urimin e Jasharit.

“Të nderuar bashkëkombës, me rastin e Ditës se Çlirimit të vendit tonë, Kosovës, kam marrë urime të shumta. Veçanërisht e falënderoj bacën Rifat Jashari, i cili edhe pse jo fizikisht, kujdeset për çdo përvjetor të na qëndroje afër”.

“ Thirrja e tij për të uruar përvjetorin e çlirimit për mua vërtetë është e veçantë! I ndershmi din të nderojë. Baca Rifat, si shqiptar fisnik, e nderon gjithë kombin”, ka thënë ai. “Heronj të Kombit, pushoni të qetë në Prekaz e çdokund në Atdheun tonë!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat