Bahtiri: Emocion i jashtëzakonshëm të qendrosh në krahun e djathtë të Rilindasit të shekullit XXI

Aktuale

Bahtiri: Emocion i jashtëzakonshëm të qendrosh në krahun e djathtë të Rilindasit të shekullit XXI

Më: 12 qershor 2020 Në ora: 20:14
Agim Bahtiri, Albin Kurti

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri sot ka marrë pjesë në tubimin e partisë së tij, në Prishtinë.

Ai tha se i jashtëzakonshëm është emocioni të qendrosh në krahun e djathtë të ish-kryeministrit Kurti, shkruan Indeksonline.

“I jashtëzakonshëm është emocioni të qendrosh në krahun e djathtë të Kryeministrit tim, në krahun e djathtë të Rilindasit të shekullit XXI.

Duam zgjedhje, që ta zgjedhim atë që e zgjodhëm. Duam demokraci, që ta bëjmë demokratike Kosovën nga më i miri demokrat. Duam qeveri, që të qeverisim nga qeveritari më i mirë.

15 vjet nga lindja e Vetëvendosjes, ditëlindja e saj krenari kombëtare!

Shihemi shumë shpejt në zgjedhje, në mejdanin e demokracisë, ku do të thahen rrenjët e hajnisë”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat