Ramadani: Qytetarët që nuk i zbatojnë masat e IKSHPK do të penalizohen

Aktuale

Ramadani: Qytetarët që nuk i zbatojnë masat e IKSHPK do të penalizohen

Më: 12 qershor 2020 Në ora: 20:22
Naser Ramadani

Sot në IKSHP kanë qëndruar për vizitë kryeministri Hoti bashkë me ministrin e Arsimit dhe Shëndetësisë.

Drejtori i këtij institucioni Naser Ramadani thotë se zyrtarët shtetërorë kanë ardhur për shkak të njoftimeve se sot janë paraqitur një numër i madh i rastve me COVID-19.

“Sot ne kemi regjistruar në laboratore 58 raste pozitive me COVID-19 që paraqit rritje në krahasim me ditët e kaluara që kemi pasur 6 raste, 28 eventualisht 29”, deklaroi Ramadani.

Ai tha se numri i rritur i rasteve gjatë kësaj jave ka shtuar shqetësimin te Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe institucionet tjera shtetërore.

Ramadani tha se pas lehtësimit të masave u ka mbetur qytetarëve të zbatojnë rekomandimet që të ruajnë shëndetin.

“Të mbajnë distancën, të mbajnë maska ku nuk mund të mbahet distanca”.

Ai thotë se rastet e ditës së sotme janë të shpërndara në Prishtinë, Viti, Fushë Kosovë, Mitrovicë, Rahovec dhe Prizren.

“Rastet në përgjithësi janë nga kontaktet e personave që kanë rezultuar pozitiv ditëve të fundit”.

Ramadani thotë se rastet e fundit janë si pasojë e papërgjegjshmërisë së disa individëve që nuk i kanë respektuar rekomandimet e IKSHPK-së.

Drejtori i IKSHPK-së shton më tej se ky institucion së bashku me institucionet qeveritare kanë përpiluar një manual se si duhet të sillen bizneset gjatë kësaj kohe dhe do të ketë grupe mbikëqyrëse sa a po zbatohen ato rekomandime.

“Më vjen keq që dikush nga qytetarët që nuk i zbaton këto manuale do të kenë penalizime deri edhe në kunërvjatje”, tha ndër të tjera Naser Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat