Deputeti i PDK-së: Qeveria “Kurti” i keqpërdori mjetet e Pakos Emergjente, i alokoi te aktivistët e Vetëvendosjes

Aktuale

Deputeti i PDK-së: Qeveria “Kurti” i keqpërdori mjetet e Pakos Emergjente, i alokoi te aktivistët e Vetëvendosjes

Më: 12 qershor 2020 Në ora: 20:24
Kujtim Gashi

179 milionë euro, ish-Qeveria “Kurti”, i ndau për pakon emergjente.

Por, vetëm 54 milionë e mjeteve të kësaj pakoje u shpenzuan.

Edhe këto të holla, Kujtim Gashi i PDK-së thotë se u keqpërdorën, meqë sipas tij, ato u derdhen në llogaritë e aktivistëve të Vetëvendosjes dhe kompanive që janë të afërta me këtë subjekt.

” Nuk ka qenë asgjë më shumë sesa një mashtrim i radhës i Qeverisë “Kurti”, për faktin se ka dyshime të mëdha, se nga ky fond emergjent është keqpërdorë miliona euro, të cilat kanë shkuar te militantet e Lëvizjes Vetëvendosje apo të kompanitë që kanë qenë të afërta me këtë subjekt politik. Natyrisht dyshimet bëhen më të mëdha, sepse nga ndarja e 179 milionë eurove, ne e dinim se kemi realizim të kësaj pako me shumën e 54 milionë eurove apo 30 % të asaj që është planifikuar fillimisht”, u shpreh ai.

E për këto keqpërdorime, Gashi, thotë të kenë dërguar një lëndë të organet kompetente.

“Ne përmes deputetëve tanë në Grup Parlamentar, përkatësisht përmes anëtarëve tonë ne Komisionin e Shëndetësisë, tashmë një lëndë e kemi dërguar në organet kompetente sepse ka dyshime që mjetet financiare, Qeveria “Kurti” i ka keqpërdorë në blerjen e gjërave të ndryshme për pandemi dhe në procedurat urgjente”, theksoi ai.

Deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi, tha se qeverisja “Kurti” ka qenë e shkurtë, por shumë e dëmshme për vendin.
Ai në një intervistë për Front Online përmendi mashtrimet e Kurtit të bëra në 120 ditëshin e tij si i pari i ekzekutivit.

“Për herë të parë e kemi pasur veriun jashtë kontrollit, kemi pasur edhe policë të rënë në krye të detyrës për ta futur nën kontroll veriun e Kosovës, gjithashtu janë vendosur nën qeverisjen e PDK-së edhe dy pika kufitare dhe nga ai moment kanë filluar që të ketë një sistem të rregullt të kontrollit nga autoritetet e Kosovës në pjesën veriore dhe për çudi Qeveria “Kurti” duke vuajtur nga protagonzimi, ka mundësuar që Qeveria e Serbisë të shpallë gjendje të jashtëzakonshme në veri”, tha ai.

Në mesin e mashtrimeve siç i quan ai, thekson edhe testet që kanë hyrë nga Serbia si dhe deklaratën e ish-këshilltarit të Kurtit, Shkëlzen Gashi.

“Përmes veriut,  një veturë, që nuk dihet a ka qenë zyrtare apo private, kanë qenë 1 mije teste të cilat ne i quajmë të turpit sepse ato e turpëruan Kosovën dhe qytetarët e saj, i dhanë mundësi Vuçiqit dhe Serbisë të paraqiten gjithandej botës si njeri humanitar i cili ndihmon vendin tonë Kosovën duke pasur parasysh që Vuçiqi dhe njerëzit e tij kanë qenë pjesë e gjenocidit që ka ndodhur në Kosovë”, u shpreh ai.

Kjo Qeveri kulmin e gabimeve, sipas tij, e ka bërë me shkelje të Kushtetueses.

“Kurti dhe Vitia e kanë shkelur Kushtetutën”, tha ai.

Për këto gabime, bashkëfajtore sipas Gashit është edhe LDK-ja.

“Pa asnjë dyshim që përgjegjësia është e përbashkët edhe e VV-së dhe LDK-së sepse ata së bashku kanë proklamuar për tre vjet me radhë Qeverinë e “Shpresës”, së bashku kanë bërë opozitën për 3 jet, së bashku kanë mashtruar qytetarët e Kosovës”, tha tutje ai.

LDK-ja sipas tij ka ikur nga qeverisja Kurti për shkak të pazareve politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat