Deputeti i PDK-së: Jemi kundër Qeverisë Hoti, është vazhdimësi e keqqeverisjes “Kurti”

Aktuale

Deputeti i PDK-së: Jemi kundër Qeverisë Hoti, është vazhdimësi e keqqeverisjes “Kurti”

Më: 12 qershor 2020 Në ora: 20:32
Avdullah Hoti

Deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi deklaroi se si parti janë kundër Qeverisë “Hoti”.

Kjo për arsye se kjo Qeveri, sipas tij, është vazhdimësi e keqqeverisjes të Qeverisë “Kurti”.

“Pra është vazhdimësi, nuk ka ndryshim të madh. Qeveria “Kurti” ka qenë një shfaqje premierë ku rolin e kanë pasur te përbashkët aktorë nga VV-LDK. Pas rrëzimit të qeverise kjo shfaqje është e njëjtë, reprize, Është ndërruar një pjesë e aktorëve që nuk kanë rol, siç ka qenë e para ashtu është e dyta”, u shpreh Gashi.

Megjithëse Gashi e pranon se nuk kanë dëshirë, ai nuk e mohon mundësinë e një opozitarizmi të përbashkët PDK-VV, për ta rrëzuar Qeverinë “Hoti”.

“Sa i përket bashkëpunimeve, opozita ta përcakton në rrethana të caktuara të bashkëpunosh, por natyrisht apriori nuk kemi ndonjë dëshirë të madhe për të bashkëpunuar me VV-në sepse po ajo Vetëvendosje ka qenë në pozitë para dy javësh”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat