Kurti kujton torturat në Burgun e Prishtinës

Aktuale

Kurti kujton torturat në Burgun e Prishtinës

Më: 12 qershor 2020 Në ora: 20:52
Albin Kurti

Albin Kurti viziton vendin ku kishte qëndruar si i burgosur, Burgu i Prishtinës shndërrohet në muze

Pas njëzet e një vjetësh u rikthye sërish në qelinë e njëjtë.

Por, Albin Kurti kësaj radhe si mysafir  erdhi të vizitojë Burgun e Prishtinës në ditën e çlirimit të Kosovës.

Ky burg i shndërruar në muze ngjalli kujtime të mëdha tek Kurti.

Ai ishte arrestuar atë kohë për shkak të veprimtareve politike kryengritëse në kohë okupimi.

Gjatë kohës sa qëndronte brenda ai kujtonte kohërat që kishte kaluar në mesin e këtyre mureve.

E kujtimet e kësaj qelie ai i ndante me shokët që kishte ardhur këtu.

Kryetari i partisë më të madhe opozitare në vend Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tregon që në këtë burg nuk është sjellë i vetëm.

E brenda këtyre mureve, Albin Kurti dhe të tjerët ishin maltretuar rëndë nga regjimi serb.

Ndërkohë, afër kësaj qelie ishte mbajtur edhe një veprimtar i shquar i çështjes kombëtare.

Ndërsa Albin Kurti, në këtë burg ishte mbajtur vetëm 5 ditë.

Por, kreut të Lëvizjes  Vetëvendosje i kishte rënë që të qëndroj këtu edhe pas çlirimit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat