Bogujevci: Një pjesë e madhe e LDK-së janë njerëz pa kurriz

Aktuale

Bogujevci: Një pjesë e madhe e LDK-së janë njerëz pa kurriz

Më: 12 qershor 2020 Në ora: 21:09
Saranda Bogujevci

“Fatkeqësisht kemi që nuk kanë kurriz dhe nuk tregojnë qëndrueshmëri në procese tepër të rëndësishme. Në rastin e fundit, nuk dua t’i përfshijë të gjithë në një grup, por një pjesë e madhe e se çfarë ka bërë LDK, unë e shoh si veprim i njerëzve pa kurriz”, ka deklaruar në intervistën “Pa maskë” deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Saranda Bogujevci.

Ajo ka thënë se as që vihet në diskutim ndihma dhe lidhja e shqiptarëve me ShBA-të, por sipas saj, VV-në e shpallin si anti-amerikane ata që nuk kanë argumente tjera dhe tregohen pakurrizorë ndaj proceseve të rëndësishme. Sipas saj, nëse spektri politik do të ishte njëzëri për reciprocitetin, atëherë ndërkombëtarët do të kishin qasje tjetër.

“Derisa ne jemi shtet i brishtë, nuk do të mund të jemi asnjëherë të barabartë as në nivel ndërkombëtar e as karshi Serbisë”, ka deklaruar Bogujevci. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat