Mbështetje e jashtëzakonshme për Vetëvendosjen, ja kush është kundër këtyre tubimeve

Aktuale

Mbështetje e jashtëzakonshme për Vetëvendosjen, ja kush është kundër këtyre tubimeve

Nga: A. J Më: 12 qershor 2020 Në ora: 22:26
Albin Kurti në tubim

Tubimi i Vetëvendosjes sot në Prishtinë ka sjell jo pak reagime në vend, derisa është kritikuar për distancën e pjesëmarrësve dhe mos respektimin e masave të IKSHPK-së. Ani pse tubimi kishte qenë madhështor dhe se pjesëmarrja e qytetarëve që dolën ne përkrahje të Vetëvendosjes dhe Albin Kurtit kishte qenë e madhe për asnjë moment nuk u harruar edhe motoja e tubimit “Duam Zgjedhje” duke kërkuar kështu që zgjedhjet duhet të mbahen dhe se Qeveria Hoti është Qeveri joligjitime apo ndryshe siç po e quan vetëvendosje “Qeveri Koti”.

Në lidhje me këtë Driton Tali këshilltar i ish kryeministrit Albin Kurti ka thënë për “Bota Sot” se të gjitha reagimet që i kanë bërë analistë gazetarë apo të tjerë që janë njerëz të Thaçit janë reagime politike.

Image
Driton Tali

“Reagimet janë puro politike. Analistët, tashme të dëshmuar të z Thaçit, deri dje prognozonin se Lëvizja Vetëvendosje ka humbur përkrahjen dhe tentonin ta legjitimonin këtë "Qeverinë Koti", ku si shembull në mes tjerash e merrnin edhe  manifestimin e 28 majit,  duke tentuar ta minimizonin numrin e të pranishmëve "në jo më shumë se 2400 veta".

Pra hallin e kanë te fakti se LV ka mbështetje gjigante tek qytetarët e jo se "u mbajt apo jo distanca". Dmth hallin e kanë se kjo "Qeveria Koti" nuk ka mbështetje tek qytetarët, shihet si jolegjitime sepse e grabiti vullnetin  e tyre të shprehur me 6 tetor” ka thënë Tali.

Sipas tij, thënë ndryshe, sikurse të mos ishin përgjigjur qytetarë me kaq masivitet, gazetarët e z Thaçi do të flisnin për "humbjen e mbështetjes së LV" duke argumentuar legjimitetin demokratik të kësaj  "qeveri jolegjitime Koti" .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat