Edhe gruaja e Agim Ramadanit shkruan për vdekjen e gazetarit të “Bota sot” Llukman Halili, ja mesazhi emocionues i saj

Aktuale

Edhe gruaja e Agim Ramadanit shkruan për vdekjen e gazetarit të “Bota sot” Llukman Halili, ja mesazhi emocionues i saj

Nga: N. H Më: 13 qershor 2020 Në ora: 12:04
Shukrije Ramadani

Ka ndërruar jetë gazetari shumëvjeçar i gazetës kombëtare “Bota sot”, Llukman Halili.

Për vdekjen e gazetarit të njohur Halili, ka shkruar edhe gruaja e heroit të Kosovës, Agim Ramadani, Shukrije Ramadani.

Ramadani thotë se e ka trishtuar lajmi për vdekjen dhe ikjen nga kjo botë të gazetarit Llukman Halili.

Ajo me tej thotë se herën e fundit kur kanë biseduar ish-gazetari i ka premtuar se do të takoheshin dhe do të bisedonin shtruar për të pa thënat e heroit të kombit Agim Ramadani.

Ja shkrimi i saj:

Lajmi trishtues për ikjen tënde të hershme më trishtoi! Herën e fundit kur telefonuam më premtove se do të dalësh të shihemi e bisedojmë shtruar për tê pa thënat për Agimin.

Ike Lluki e more te gjitha me vete, sinqeritetin, bujarinë e miqësinë e cila do të mbetet kujtim që sjell lot.

Ngushëllime familjes me të cilët krenoheshe fort, dhe miqve që të kanë dashtë e çmuar lartë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat