Akuzuan se Vetëvendosja i “nxori” qytetarët në tubim me zor, vjen reagimi nga VV-ja

Aktuale

Akuzuan se Vetëvendosja i “nxori” qytetarët në tubim me zor, vjen reagimi nga VV-ja

Nga: A.M. Më: 13 qershor 2020 Në ora: 12:37
Tubimi i VV

Driton Tali, ish këshilltari politik i Albin Kurtit, ka reaguar pas deklaratave të atyre të cilët drejtuan akuza ndaj Lëvizjen Vetëvendosje për tubimin e së premtes në sheshin Skënderbeu.

Ai në postimin e  tij në Facebook, i ka përgjithesuar ata që folën kundër këtij tubimi, duke iu thënë se  Hashimsa, njerëzit dolën vullnetshëm, edhe duke rrezikuar shëndetin e tyre, për ta shpreh përkrahjen ndaj LV-së dhe mllefin ndaj hajnive dhe hajnave!!!

Postimi i plotë:

Nuk pyesin pse gjithë këta njerëz dolën?!

Çka i shtyri të dalin kaq shumë në këtë kohë të rrezikshme për shëndetin?!

Çka po i shtynë që ta rrezikojnë shëndetin e tyre?!

Por e akuzojnë LV'ën që "i nxorri" - thuajse i nxorri me zor.

Hashimsa, njerëzit dolën vullnetshëm, edhe duke rrezikuar shendetin e tyre, per ta shpreh përkrahjen ndaj LV'ës dhe mllefin ndaj hajnive dhe hajnave!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat