Fluks në Morinë, mijëra qytetarë nga Kosova drejt Shqipërisë për fundjavë

Aktuale

Fluks në Morinë, mijëra qytetarë nga Kosova drejt Shqipërisë për fundjavë

Më: 13 qershor 2020 Në ora: 13:53
Morinë

Edhe pse është duke u punuar me pesë sportele në hyrje dhe në dalje të pikës kufitare të Morinës, sërish janë krijuar radhë të gjata automjetesh.

Shumë qytetarë nga Kosova, qindra automjete, janë dyndur drejt Shqipërisë për të kaluar fundjavën.

Pavarësisht situatës së pandemisë, e cila në vendin tonë ka qenë në shifra të larta rastesh të reja në ditët e fundit, sërish qytetarët nga Kosova kanë vendosur të udhëtojnë drejt bregdetit dhe jo vetëm. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat