Këshilltari i Thaçit: Kurti sërish shfrytëzoi simbolikat historike për ta kompensuar deficitin patriotik

Aktuale

Këshilltari i Thaçit: Kurti sërish shfrytëzoi simbolikat historike për ta kompensuar deficitin patriotik

Më: 13 qershor 2020 Në ora: 13:54
Adil Behramaj

Vetëvendosje e Albin Kurtit, dje ka mbajtur një manifestim.

Ndaj kësaj ka reaguar këshilltari i Thaçit, Adil Behramaj, duke thënë se si i vonuar në çdo proces të rëndësishëm historik, Albin Kurti po tenton të përfitojë nga datat historike për ta kompensuar deficitin patriotik të humbur ndër vite.

“Më herët kishte provuar të përfitonte nga simbolika e 28 nëntorit, duke organizuar protestë.

Sot, duke vepruar njëjtë, provoi të përfitojë edhe nga simbolika e 12 qershorit.

Si i vonuar në çdo proces të rëndësishëm historik, Albin Kurti po tenton të përfitojë nga datat historike për ta kompensuar deficitin patriotik të humbur ndër vite!”, ka shkruar Behramaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat