Zv/kryeministri i Kosovës takon presidentin shqiptar: Rikonfirmuam lidhjen tonë të fortë historike

Aktuale

Zv/kryeministri i Kosovës takon presidentin shqiptar: Rikonfirmuam lidhjen tonë të fortë historike

Më: 13 qershor 2020 Në ora: 20:30
Foto nga takimi

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri, së bashku me ministren e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka takuar presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

Këtë lajm Tahiri e ka bërë të ditur përmes një statusi të shkurtë në Facebook, ku ka thënë se rikonfirmuan lidhjen tonë të fortë historike e politike, e cila do të mbetet udhërrëfyes i rrugëtimit tonë Euro-Atlantik.

“Takim vëllazëror dhe shumë miqësor me Presidentin e Republikës së Shqipërisë z. Ilir Meta. Rikonfirmuam lidhjen tonë të fortë historike e politike, e cila do të mbetet udhërrëfyes i rrugëtimit tonë Euro-Atlantik”, ka thënë Tahiri.

Kujtojmë se gjatë ditës, ministrja Haradinaj-Stublla ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun shqiptar, Gent Cakaj, që po ashtu kanë rikonfirmuar raportet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat