Pas rasteve të fundit me COVID-19, policia realizon aksion të gjerë në kafiteri

Aktuale

Pas rasteve të fundit me COVID-19, policia realizon aksion të gjerë në kafiteri

Më: 13 qershor 2020 Në ora: 21:40
Pas rasteve të fundit me COVID-19, policia realizon aksion të gjerë në kafiteri

Rritja e numrit të rasteve me koronavirus ka bërë që të mobilizohen insticionet.

Sot, policia e Kosovë bashkë  me inspektorët kanë dalë nëpër kafiteri në Prishtinë, pastaj në tregje e institucione të ndryshme private.

Kjo ka ndodhur për të monitoruar dhe kontrolluar respektimin e masave kundër përhapjes së COVID-19.

Për  këtë ka shkruajtur edhe drejtori i Inspekcionit në komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri.

“Aksion i gjerë, me qëllimin e vetëm: Ruajtjen e shëndetit publik!”, ka shkruajtur ai.

Ndryshe, veç sonte u konfirmuan gjithësej  53 raste me koronavirus, teksa dy ditët e fundit gjithësej 111.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat