Përkeqësohet situata, edhe 477 raste aktive me koronavirus në Kosovë

Aktuale

Përkeqësohet situata, edhe 477 raste aktive me koronavirus në Kosovë

Më: 13 qershor 2020 Në ora: 23:31
Foto ilustrim

Situata me të infektuarit me koronavirus në Kosovë po vazhdon të jetë shqetësuese.

Vetëm dy ditët e fundit, në vendin tonë janë konfirmuar gjithësej 111 raste të reja me koronavirus, teksa dje e sot u shtuan edhe 58, respektivisht 53 të infektuar, shkruan lajmi.net.

Gjithësej, në total deri sot në Kosovë janë konfirmuar 1437 raste me COVID-19.

Nga ky numër, 32 pacientë kanë përfunduar në fatalitet, e të cilët kishin edhe sëmundje tjera shoqëruese.

Ndërsa, deri sot po ashtu janë shëruar edhe 928 pacientë.

Bazuar në këto statistika, aktualisht në Kosovë janë edhe 477 raste aktive me virusin korona.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ndërkaq sot ka rekomanduar ministrinë e Shëndetësisë që t’i mbyllë disa institucione në të cilat janë konfirmuar raste me koronavirus.

Po ashtu, ky institucion ka bërë thirrje për respektim maksimal të masave, për shkak se situata aktualisht është drejt daljes nga kontrolli. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat