Bilanci i fundit i koronavirusit në të gjitha komunat e Kosovës

Aktuale

Bilanci i fundit i koronavirusit në të gjitha komunat e Kosovës

Më: 14 qershor 2020 Në ora: 06:11
Ilustrim

Nga 331 mostra të testuara, sonte janë konfirmuar edhe 53 raste pozitive me koronavirus në Kosovë, duke e çuar në 1 mijë e 437 numrin e përgjithshëm të të prekurve.

Nga kjo shifër e përgjithshme, 928 persona janë shëruar, kurse 32 të tjerë kanë ndërruar jetë.

Numri i personave të testuar për COVID-19 në Kosovë që nga fillimi i pandemisë është 18 mijë e 247.

Në Kosovë tani janë edhe 477 raste aktive me COVID-19.

Nga të gjitha komunat me raste pozitive të konfirmuara me koronavirus, e para për nga numri i të infektuarve prin Vushtrria, pastaj Prishtina, i cili pason me Prizrenin dhe në vendin e katërt Ferizajn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat