Kush sipas këshilltarit të Albin Kurtit po bën propagandë si në kohën Rankoviqit

Aktuale

Kush sipas këshilltarit të Albin Kurtit po bën propagandë si në kohën Rankoviqit

Nga: A.M. Më: 14 qershor 2020 Në ora: 10:55
Driton Tali, Albin Kurti

Driton Tali, ish këshilltari i Albin Kurtit ka thënë se edhe më 1986 - 89 sikur sot ka pasur shqiptarë që propagandonin ndryshimet kushtetuese sipas kërkesave të Serbisë.

Po ashtu, ai ka shkruar në Facebook, se nga ata shqiptarë që propagandonin kishte politikanë, intelektualë, profesorë universiteti e gazetarë.

Postimi i plotë:

Déjà vu - "komunat e Rankoviqit".

Edhe më 1986 - 89 (qështu si sot) ishin shqiptarët që propagandonin ndryshimet kushtetuese (suprimimin e autonomisë) sipas kërkesave të Serbisë.

Nga ata shqiptarë që propagandonin (qështu si sot) kishte politikanë, intelektualë, profesorë universiteti e gazetarë.

Bile, me 23 mars 1989, kur u votua suprimimi i autonomisë, nga 190 anëtarë të Kuvendit. 167 votuan pro.

Ne atyre nuk ja dijmë emrat.

I dijmë veç të atyre (10 delegatëve) që votuan kundër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat