Ushtaraku Shqiptaro-Amerikan me akuza të rënda për Thaçin, Mustafën, Haradinajn e Limajn – zbulon se që nga kur është duke i përcjellur

Aktuale

Ushtaraku Shqiptaro-Amerikan me akuza të rënda për Thaçin, Mustafën, Haradinajn e Limajn – zbulon se që nga kur është duke i përcjellur

Nga: N. H Më: 14 qershor 2020 Në ora: 16:38
Liderët e vendit

Ushtaraku Shqiptaro-Amerikan, Muharrem Maralusha, përmes një postimi në Facebook, ka bërë një koment lidhur me zhvillimet politike në vend.

Ai nuk ka lënë pa hedhur akuza të rënda ndaj krerëve të vendit.

Maralusha fillimisht thotë se presidenti Thaçi është personi që i ka mbushur mendjen LDK-së dhe Isa Mustafës, se ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është i rrezikshëm për vendin, dhe se ky i fundit duhej patjetër të largohet nga skena politike.

Ai përmes një shkrimi të gjatë, thotë se frikë më të madhe nga lideri i VV-së, Albin Kurti, kanë të gjithë liderët e partive politike, duke përmendur këtu presidentin Hashim Thaçi, liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, liderin e NISMA-s, Fatmir Limaj dhe deri diku sipas tij, edhe Isa Mustafa i LDK-së.

Madje, në shkrimi e tij ushtaraku Shqiptaro-Amerikan ka treguar se arsyeja që po i përmend emrat e liderëve të partive politike në vend, është se këta të fundit, ai i ka përcjellur që nga vrasja e vëllezërve Gërvalla.

“Karriera e këtyre të lartpërmendurve ka qenë dhe është edhe sot një karrierë e krimeve politike dhe ekonomike dhe vrasjet që janë kryer në Kosovë qysh prej viteve të 90-ta dhe që ende vazhdon edhe sot”, ka shkruar ai mes të tjerave.

Ja shkrimi i tij:

Image
Muharrem Maralusha

A i ka kapë paniku kundërshtarët e VV-së dhe do persona në SHBA që dolën kundër VV-së dhe Albinit?

Hashim Thaçi ia mbushi mendjen Isa Mustafës dhe Kryesisë së LDK-së se Albini dhe VV-ja është rrezik për të gjithë dhe patjetër dhe në çdo mënyrë Albini duhet me u largu prej skenës politike. Frika më e madhe (frika ju hyni në bark) i kapi këta individë: Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn Fatmir Limajn dhe deri diku dhe Isa Mustafen. Arsyeja pse unë i përmenda këta individë është se ja u kam përcjell karrierën e këtyre qysh prej vrasjes se Vëllezërve Gërvalla e deri ku dola në pension.

Karriera e këtyre të lartpërmendurve ka qenë dhe është edhe sot një karrierë e krimeve politike dhe ekonomike dhe vrasjet që janë krye ne Kosove qysh prej viteve të 90-ta dhe që ende vazhdon sot. Krimet që i kane bë, unë nuk kam kohë më i numëruar ne një postim të shkurtë, por populli i mjerë i Kosovës, pak apo shumë iu dinë këto krime.

Me ardhjen ne pushtet, Albini (Po e përsëriti ndoshta për herën e 10-të: Unë nuk jam anëtar i VV'-së prandaj ju që e doni Albinin jashtë qeverisë të gjallë apo të vdekur ne këtu në SHBA e kemi një fraze: "WANTED DEAD OR ALIVE"), ketë i kapi frika. Prandaj patjetër duhej me bë diçka: largimin e Albinit prej skenës politike. Kështu që akuzat dhe shpifjet kundër Albinit dhe VV-së, me anë të medieve te korruptuara të Kosovës që për 100 Dollarë të bëjnë ja lugat ja engjëll. Kjo fushatë nuk pati suksese me shumicën e popullatës në Kosovë.

Kështu që duhej më e gjet një rrugë tjetër me e përdor. Kjo rruga e kishte adresën në kabinetin e Trumpit. Pompei, me urdhër prej Rezidentit Trump duhej më e gjet një mënyrë për një fitore sa do të vogël për administratën në arenë ndërkombëtare, mbasi që çdo gjë është duke u zhvilluar në një mënyrë negative si brenda SHBA-së dhe jashtë SHBA-së. Hashimi është i njoftuar me NOFKEN e tij të luftës si: GJARPNI. Hashimi vet është ndër të akuzuarit nga Tribunali Ndërkombëtar për akuza të ndryshme (pasi që unë nuk jam jurist, prandaj nuk kam të drejtë më i emëruar këto akuza). Hashimi nuk ishte vetëm që frikësohej prej Albinit (i cili i premtoj popullit se qeveria e tij do ta pastroj vendin nga bandat kriminele/mafioze).

Hashim ka shokë po ashtu që i frikohen një Tribunali Ndërkombëtar apo vendor, e këta që janë ende në listën e Tribunalit Ndërkombëtar edhe sot janë: Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi, Fatmir Limaj, Sami Lushtaku, Nuridin Lushtaku, Azem Syla disa herë dhe do mijë më të vegjël. Edhe pse ketë disa herë janë gjetë të pafajshëm nga Prokurorja e Korruptuar (apo nga një prokuror që kontrollohej dhe ende kontrollohet nga Hashim Thaçi). Dosjet e këtyre individëve nuk janë të mbyllura. Kjo është arsyeja qe Hashim Thaçi dhe Ramush Haradina, në ora një mbas mesnate ja bën një vizitë Deputetit të Nismës Haxhi Shala dhe e luten që ta votojë qeverinë e re se përndryshe i kanë vetëm 60 vota dhe pa votën e tij s’ka me pas qeveri të re. Një gjë e tillë askund në një Demokraci Perëndimore kjo gjë nuk ndodhë. Unë e kuptova ketë akt të Hashimit dhe të Ramushit se “voja” ju ka ardhë te BXXXX se përndryshe kanë me u arrestu dhe me një biletë për një drejtim janë në udhëtim për Hagë. Kështu që vota e Haxhi Shalës i shpëtojë këta, prej grillave dhe Qeveria e Albinit u rrëzua.

Por, unë jam i bindur se kjo qeveri artificiale nuk ka me pas një jetë shumë të gjatë. Sa ka me zgjat kjo qeveri? Vetëm krerët e PDK-së e ka çelësin e derës. Zgjedhje të reja s’ka me pas para 6 muajve edhe pse VV-ja është gati për zgjedhje që të mbahen sa ma shpejt. Herët. PDK-ja nuk është e gatshme se ende nuk e ka bërë organizimin kulminative. PDK-ja ka nevojë dhe nja 6 muaj e mandej me ia nisë me ngacmime të popullatës që ajo i kontrollon. PDK-ja po dëshiron me dal prej zgjedhjeve si partia kryesore kështu që do të jetë gati me hy në një koalicion si e fort me VV-në. Qëllimi i PDK-së është që të riformohet në një organizate moderne e përmbamë ma së shumti nga një rini që nuk është e korruptuar.

Ky është qëllimi i Kadri Veselit. Qëllimi i PDK-së po ashtu është shkatërrimi total i AAK-së dhe dërgimi i Haradinajt në një pushimore, ja në Hagë apo në Dubravë. Me Fatmir Limajn, Gjykata e vendit do ‘ti ketë duart plot me ri-gjykimin e ri të tij me një prokuror të ri që nuk do të jetë më në duart e Hashim Thaçit. Çka do të ndodhë me Hashim Thaçin dhe me do shokë të tij? Unë e kam një teori se ata dyshimtarë që njëherë dëshmuan se memoria i ka lëshuar, menjëherë do të zgjohen nga gjumi dhe do të këndojnë si bilbilat në pranverë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat