Deputeti Bajqinovci diskutoi online me diasporën në Zvicër

Aktuale

Deputeti Bajqinovci diskutoi online me diasporën në Zvicër

Nga: D.RR Më: 14 qershor 2020 Në ora: 19:57
Mefail Bajqinovci në diskutim online me disporen

Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci ka njoftuar se sot ka pasur diskutime me pikën e LVV-së në Oberse- St.Gallen në Zvicër.

Ai thotë se bashkatdhetarët atje po i përcjellin me shqetësim ngjarjet e fundit në Kosovë.

Bajqinovci thekson se mërgata kërkon me ngulm që t’ju mundësohet votimi në ambasadat dhe konsullatat e Kosovës në botë.

Postimi i plotë:

Sot kisha kënaqësinë të diskutojë me Pikën e Lëvizjes Vetëvendosjes në Oberse- St.Gallen në Zvicër.
Bashkatdhetarët-aktivistët tanë me shqetësimin më të madh janë duke i përcjellur ngjarjet e fundit në Kosovë.
Të gatshëm si çdo herë për t’i dal në krah vendit dhe Lëvizjes Vetëvendosjes kurdo që kërkohet, e dëshmuar kjo në periudha të ndryshme.
Duke diskutuar kuptova se Lëvizja Vetëvendosje po masivizohet edhe në diasporë.
Mërgata jonë kërkon me ngulm që t’ju mundësohet votimi në ambasadat dhe konsullatat e Kosovës në botë, rregullimi i çështjes së kartonit të gjelbër dhe përfaqësimi i tyre në kuvend.
E falënderoj kryetarin e pikës në Oberse z.Ilmi Cakolli dhe gjithë të pranishmit për diskutimin dhe pyetjet që i shtruan në kētë takim virtual mjaftë të frytshëm.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat