Ngjarjet për ditën e sotme

Aktuale

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 15 qershor 2020 Në ora: 06:54
Ilustrim

- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, më rastin e Ditës Botërore për Parandalimin e Abuzimit me të Moshuarit do të vizitojë Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë. (Shtëpia e të Moshuarve, ora 9:00)

- Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq dhe Drejtori i Organizatës Turistike së Ulqinit, Fatmir Gjeka, si dhe zyrtarë tjerë nga kjo komunë zhvillojnë një takim informues me zyrtarë institucionalë e biznese të fushes së turizmit, ku edhe prezantohet oferta verore e Ulqinit për vitin 2020. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Shoqata e radio taksive do të protestoi për tri dit rresht para komunës se Prishtinës për mos krijimin e kushteve për punë. (Rreth 50 vetura te auto taksive do te parkohen për rreth objektit te komunës pa e penguar komunikacionin, ora 11:00)

- Pronarë të restoranteve, dhe këngëtarë, protestojnë për moslejimin e organizimit të dasmave. (Para Qeveris së Republikës së Kosovës, ora 11:00)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat