Ky është qyteti me më së shumti raste aktive me Coronavirus në Kosovë!

Aktuale

Ky është qyteti me më së shumti raste aktive me Coronavirus në Kosovë!

Më: 15 qershor 2020 Në ora: 11:02
QKUK

Qyteti i Vushtrrisë momentalisht është qyteti me më së shumti raste aktive me Coronavirus në Kosovë,.

Me 22 rastet raste e konfirmuara pozitive mbrëmë me Coronavirus, në këtë qytet numri i rasteve aktive ka shkuar në 154.

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka thënë mbrëmë që shumica e këtyre rasteve janë të një familjeje.

“Sonte u konfirmuan edhe 22 raste të reja me Covid 19 në qytetin tonë. Të gjitha janë raste kontakti. Aktualisht kemi 154 raste aktive, 40 të shëruar dhe 2 qytetarë të vdekur. Një numër i madh i qytetarëve e kanë kaluar kohën e shërimit dhe po presim ritestimin për konfirmim të shërimit te tyre Më shqetëson tepër shumë numri i madh i infektimeve brenda të njejtës familje. Kjo dukuri e ka rritur shumë numrin e rasteve. Ju lutemi KUJDES ruani familjet tuaja”, ka shkruar Tahiri në një postim në “Facebook”.

Në ndërkohë dje në Kosovë janë konfirmuar edhe 49 raste të reja me Coronavirus. Numri i përgjithshëm i të prekurve me këtë virus ka shkuar në 1 mijë e 486 të infektuar me teksa 500 raste janë aktive.

Kujtojmë që të shëruar nga Coronavirusi janë 953 persona, teksa janë shënuar edhe 33 raste të vdekjes nga ky virus. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat