Zvicra e gatshme të vazhdojë bashkëpunimin me Kosovën

Aktuale

Zvicra e gatshme të vazhdojë bashkëpunimin me Kosovën

Më: 15 qershor 2020 Në ora: 14:14
Zvicra e gatshme të vazhdojë bashkëpunimin me Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot ka pritur në takim ambasadorin e Zvicrës, Jean-Hubert Lebet.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, prit sot në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e përgjithshme në vend.

Siç bëhet e ditur në njoftim, kryeministri Hoti, fillimisht e ka njoftuar ambasadorin Lebet për prioritetet e qeverisë për fuqizimin e rendit dhe ligjit, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, me theks të veçantë për masat që po ndërmerr qeveria për zhvillimin ekonomik, pas gjendjes së krijuar nga pandemia COVID-19.

Me këtë rast, kryeministri Hoti falënderoi shtetin e Zvicrës dhe ambasadorin Lebet për mbështetjen dhënë Kosovës në procese të ndryshme, shumë të rëndësishme për vendin, duke shprehur përkushtimin për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit me Zvicrën.

Ambasadori i Zvicrës, Jean-Hubert Lebet, falënderoi kryeministri Hoti për pritje, duke shprehur gatishmërinë që partneriteti ndërmjet dy shteteve të vazhdojë edhe në të ardhmen. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat