Arianit Koci rezulton negativ me koronavirus

Aktuale

Arianit Koci rezulton negativ me koronavirus

Nga: G.B Më: 15 qershor 2020 Në ora: 19:06
Arianit Koci

Avokati Arianit Koci ka rezultuar negativ në testimin për koronavirus.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, derisa ka falënderuar të gjithë për interesimin.

Postimi i tij i plotë:

Rezultati në testimin e COVID 19 është NEGATIV.

Pra, nuk jam infektuar me koronavirus (Covid-19).

Faleminderit të gjithëve për interesimin!

Duhet ta pranoj: jam zënë në befasi se sa mikun e dashamirin e paskam.

Një falënderim i veçantë shkon për stafin e mrekullueshëm të IKSHP dhe drejtori Naser Ramadanin, të cilët me profesionalizëm e trajtuan rastin tim, dhe çdo rast tjetër.

Shfrytëzoj rastin që ta falënderoj edhe ministrin Armend Zemaj, i cili u interesua për mua, dhe më siguroi që jo vetëm une, por të gjithë tjerët që eventualisht kanë nevojë, do ta kenë trajtimin profesional në IKSHP.

Sistemi ynë shëndetësor po funksionon.

Sidoqoftë, rreziku nuk ka kaluar ende.

Prandaj, pa panike por me shumë kujdes.

Maskat duhet të vendosen!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat